Astir dhe Yzberisht, aty ku shkollat “ngrihen” vetëm për fushatë

Astir dhe Yzberisht, aty ku shkollat “ngrihen” vetëm për fushatë

Nga Sebi Alla– Me çantë me libra në shpinë, mbesa 8-vjeçare e Sanije Brashës zbret përtueshëm nga një furgon që e dërgon dhe merr çdo ditë nga shkolla “Sabaudin Gabrani” në afërsi të 21 Dhjetorit në zonën e Astirit, 3.5 kilometra largësi, shpesh mes kaosit të trafikut. “Shumë keq është çështja e shkollës për fëmijët, e kemi problem kryesor”, thotë për Faktoje.al 63-vjeçarja, që gjithsesi refuzon t’i bëhet një foto, me “argumentin” se: “nuk dua të ngatërrohem me politikën në këtë kohë zgjedhjesh”. Punimet Rreth 300 metra larg vendit ku Sanija pret e përçjell mbesën, punohet ngadalë nga një ekskavator...
Burimi: Gijotina.com