‘Associated Press’ publikon pamjet: Përshkallëzohet protesta studentore, kërkohet largimi i Ramës
Mediat më të mëdha ndërkombëtare po i bëjnë jehonë protestës studentore në Shqipëri. Agjencia e madhe ‘Associated Press’ publikoi pamje nga protesta e djeshme. Sipas saj, studentët iu bashkuan thirrjes së protestuesve që kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës. “Protestat e studentëve në Shqipëri u përshkallëzuan në dhunë të martën, ndërsa protestuesit filluan të thyenin dyqane dhe të shkaktonin trazira, kurse policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Studentët iu bashkuan thirrjes së lëvizjes anti-qeveritare "Flamingo", e cila kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama pas akuzave për korrupsion të përhapur gjerësisht,” raporton AP.
Burimi:
syri.net