Asnjë nga sfidantët e Vuçiq s’ka qenë ndonjëherë në Kosovë!?
Nga Ben Andoni Me gjasë, asnjë nga sfidantët e Vuçiq, nga Lista Studentore, nuk ka qenë në Kosovë. Një pjesë e madhe e tyre kanë lindur pas bombardimeve në Serbi dhe me gjasë, atë pogron ndaj kosovarëve të thjeshtë, u duket si sajesë kinematografike. Ndaj, pak më shumë se dhjetë ditë nga zgjedhjet në Serbi pyetja më e madhe ndër shqiptarë është sesi do të sillet formacioni i studentëve me shqiptarët e Kosovës, ose më saktë me problemin e Kosovës. Ndërsa intelektualëve serbë u pëlqen fakti se një autokrati si Vuçiq, po i vjen momenti i largimit, për pjesën tjetër të qytetarëve të vendit shqetësimi mbetet sesi do të sillen “Studentët” me problematikat reale dhe sovranizmin e tyre. Nëse nuk dëshirojnë të harmonizohen me politikën...
Burimi:
javanews.al