Asambleja e PS-së mblidhet për zgjedhjet në Tiranë, Veliaj nga burgu: Ne ndërtuam një parti zemrash, jo një hordhi privilegjesh!

Asambleja e PS-së mblidhet për zgjedhjet në Tiranë, Veliaj nga burgu: Ne ndërtuam një parti zemrash, jo një hordhi privilegjesh!

Në ditën kur Partia Socialiste mbledh Asamblenë e Tiranës për të diskutuar përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2027, Erion Veliaj ka reaguar nga burgu me një mesazh drejtuar socialistëve të kryeqytetit. Nga qelia, Veliaj ngre pikëpyetje mbi identitetin e sotëm të PS-së në kryeqytet, duke kritikuar atë që e cilëson si zëvendësim të socialistëve me ministra dhe drejtues institucionesh që, sipas tij, po marrin hapësirën e tyre përmes privilegjeve. Mesazhi i Veliajt: MESAZH PËR ASAMBLENË E TIRANËS Të dashur miq dhe socialistë të Tiranës! Prej vitit 2015 ndërtuam bashkë një organizatë që besonte te puna, progresi dhe qyteti. Fitoret tona nuk na i dhanë as bandat, as krimi dhe as të fortët. Ato i ndërtuam me djersën e socialistëve dhe qytetarinë e Tiranës. Po...