Art-Land në Shkodër, të rinjtë sjellin përmes artit mesazhin për mbrojtjen e biodiversitetit
23 September, 2026 - 16:51 Në mjediset e Muzeut Historik të Shkodrës u zhvillua sot aktiviteti “Art-Land – Duke Festuar Biodiversitetin e Shkodrës nëpërmjet artit”, një nismë që ndërthur artin, trashëgiminë kulturore dhe ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit. Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me Qendrën Rinore Arka, në kuadër të Ditëve Europiane të Trashëgimisë. Në aktivitet u përfshinë nxënës të gjimnazit “Oso Kuka”, të cilët ideuan dhe realizuan një instalacion të përkohshëm artistik kushtuar biodiversitetit të Shkodrës. Përmes krijimtarisë së tyre, të rinjtë përcollën një mesazh mbi rëndësinë e njohjes, mbrojtjes dhe ruajtjes së pasurive natyrore të qytetit dhe zonës përreth. Nisma synoi të sjellë një tjetër mënyrë për të folur për natyrën dhe trashëgiminë, duke e vendosur artin në shërbim të ndërgjegjësimit mjedisor dhe...
Burimi:
kultplus.com