Arrita Katona, Luiza Thaqi dhe Ermir Zhinipotoku, laureatët e programit ‘Shtëpi’ për vitin 2026

Arrita Katona, Luiza Thaqi dhe Ermir Zhinipotoku, laureatët e programit ‘Shtëpi’ për vitin 2026

29 September, 2026 - 22:26 Galeria Kombëtare e Kosovës në bashkëpunim me Cité internationale des arts në Paris, ka bërë të ditur emrat e artistëve të përzgjedhur për edicionin e dytë të programit të përbashkët të rezidencave artistike “Shtëpi”. Pas vlerësimit të aplikimeve nga një juri profesionistësh të artit bashkëkohor, Arrita Katona, Luiza Thaqi dhe Ermir Zhinipotoku janë përzgjedhur si laureatët e vitit 2026, përcjell KultPlus. Programi “Shtëpi”, i lansuar në shtator të vitit 2025, u dedikohet artistëve të të gjitha disiplinave që jetojnë dhe punojnë në Kosovë. Përmes këtij programi synohet nxitja e shkëmbimeve ndërkombëtare, zgjerimi i rrjeteve profesionale dhe artistike, si dhe zhvillimi i praktikave të reja artistike përmes mbështetjes në kërkim, prodhim dhe prezantim. Laureatët e këtij edicioni do të kenë mundësinë...