“Arrestoni Ballukun”/ Protestë sërish para SPAK

“Arrestoni Ballukun”/ Protestë sërish para SPAK

Një grup qytetarësh kanë protestuar sërish këtë të premte përpara ambienteve të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke kërkuar reagim dhe përgjegjësi nga institucionet lidhur me çështjen që përfshin ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Protestuesit janë mbledhur para ambienteve të SPAK-ut me pankarta në duar, ndërsa kanë përcjellë mesazhe kundër ish-zëvendëskryeministres dhe kanë kërkuar veprime nga organet e drejtësisë. “Arrestoni Ballukun” ishte një nga parullat e shfaqura gjatë protestës. Ndërkohë, protestuesit kanë drejtuar thirrje edhe ndaj SPAK-ut, duke kërkuar që institucioni të vijojë hetimet dhe të marrë masa për abuzimet e konstatuara. “SPAK, çfarë provash të tjera doni? Ka shkatërruar Shqipërinë”, është një tjetër prej thirrjeve të dëgjuara gjatë tubimit. Kujtojmë se ish-numri dy i qeverisë Rama, Belinda Balluku është nën akuzë...