Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Arrestohet punonjësi i shërbimeve funerale, vidhte në varrezat e Korçës
👁6863
Policia e Korçës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Varrezat”, duke bërë të mundur arrestimin e autorit të disa rasteve të vjedhjes së bazamenteve prej mermeri në varrezat e qytetit. I ndaluari është B.M., 48 vjeç, banues në fshatin Vloçisht të Maliqit, i cili ushtronte aktivitet në fushën e shërbimeve funerale. Ai akuzohet se në kohë të ndryshme ka hyrë në varrezat e Korçës dhe ka kryer vjedhjen e pllakave prej mermeri dhe graniti, të cilat i merrte në punishten e tij dhe i shiste. Materialet procedurale i janë referuar tashmë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të...