Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Arrestohet në Vlorë Flodian Plaku, i dyshuar si vrasës me pagesë për eliminimin e Gentjan Bejtjas
Flodian Plaku, i akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, është arrestuar nga policia në qytetin e Vlorës, pas një operacioni të mirëorganizuar të zhvilluar nga forcat operacionale në bashkëpunim me efektivët lokalë. Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se arrestimi vjen pas dy muajsh hetimesh intensive, që çuan në identifikimin dhe më pas lokalizimin e Plakut. I njohur edhe me nofkën “Pole Qorri”, Plaku akuzohet si një nga tre atentatorët që morën pjesë në ekzekutimin e ish-policit Bejtja më 15 mars 2024, në Fushë-Krujë, brenda rrethimit të banesës së tij, teksa viktima ujiste perimet në kopsht në prani të...