Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Arrestohet ndihmës-piloti i një avioni në San Francisko, dyshohet për përfshirje në materiale abuzimi ndaj fëmijëve
Autoritetet federale hynë me forcë në kabinën e pilotimit të një avioni të kompanisë Delta Airlines në San Francisko, ku më pas vunë në pranga ndihmës -pilotin dhe e nxorën nga avioni para syve të pasagjerëve. Ngjarja ndodhi të shtunën në mbrëmje, pak pasi fluturimi 2809 nga Minneapolis u ul në Aeroportin Ndërkombëtar të San Franciskos, rreth orës 21:35.Sipas raportimeve të KTLA, agjentët federalë – të veshur me rroba civile dhe me distinktivë zyrtarë– u filmuan duke hyrë në avion, ndërsa fytyrat e tyre u mbuluan në videot e shpërndara online. Dëshmitarët thanë se grupi përfshinte rreth 10 agjentë, mes...