Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete
Pas arrestimit të ish-kreut të Shërbimit Federal të Inteligjencës së Gjermanisë (BND) August Hanning, nën dyshimet për spiunazh dhe tradhti ndaj shtetit autoritetet gjermane kanë arrestuar edhe ish-shefin e kabinetit të tij, Manfred D. Manfred D., 64 vjeç, akuzohet se për vite me radhë ka përdorur pozicionin e tij në BND për të siguruar dokumente të klasifikuara dhe për t’ia dorëzuar Hanningut në këmbim të pagesave. Sipas Prokurorisë Federale, marrëveshja mes tyre dyshohet se ka nisur në vitin 2010. Hetuesit dyshojnë se Manfred D. i ka dorëzuar Hanningut rreth 2 mijë dokumente, shumë prej të cilave përmbanin informacione konfidenciale të BND-së. Hanning, i cili drejtoi shërbimin gjerman të inteligjencës nga viti 1998 deri në 2005, dyshohet se e ka përdorur një pjesë të këtij informacioni për...
Burimi:
javanews.al