Arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë, i sekuestrohen kokainë, armë dhe para

Arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë, i sekuestrohen kokainë, armë dhe para

Një 45-vjeçar nga fshati Krutje e Poshtme, është arrestuar pasi u kap në flagrancë në automjet me 65 doza kokainë, me peshë totale 156 gramë, të dyshuara se i posedonte për shitje. Gjatë kontrolleve në automjet dhe banesën e tij, policia sekuestroi edhe një armë gjahu, 105 fishekë, dy peshore elektronike dhe një shumë parash në euro e lekë. Një 45-vjeçar është arrestuar në Lushnjë, pasi dyshohet se posedonte lëndë narkotike të llojit kokainë me qëllim shitjen. Arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjurmimi”, të finalizuar nga Komisariati i Policisë Lushnjë në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier. Në pranga ka rënë shtetasi E. M., 45 vjeç, banues në fshatin Krutje e Poshtme, Lushnjë. Ai u kap në...