Arrestohen dy turq në pikën kufitare të Morinës, pasi tentuan të hynin me drogë në Shqipëri

Arrestohen dy turq në pikën kufitare të Morinës, pasi tentuan të hynin me drogë në Shqipëri

Dy shtetas turq janë arrestuar nga policia në pikën kufitare të Morinës, pasi tentuan të hynin në Shqipëri me drogë me vete. Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë shtetasi me iniciale A. D., 33 vjeç dhe D. T., 30 vjeç, të dy banues në Mal të Zi. Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin u paraqitën në hyrje dhe kontrollit fizik ndaj tyre, u gjetën dhe u sekuestruan sasi të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa. Njoftimi i plotë i policisë: DRKM Kukës/Intensifikohen kontrollet nga Policia Kufitare, për goditjen e krimeve kufitare dhe kapjen e shtetasve që tentojnë...
Burimi: Opinion.al