Arrestohen 2 stomatologë, procedohen 12 të tjerë, kryenin shërbime dentare me preparate të skaduara

Arrestohen 2 stomatologë, procedohen 12 të tjerë, kryenin shërbime dentare me preparate të skaduara

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Siguria Dentare”, duke çuar në pranga administratorin dhe një stomatolog të një klinike private në Rrugën e Kavajës, si dhe duke nisur hetimet për 12 punonjës të tjerë të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm. Sipas njoftimit zyrtar, në ambientet e klinikës me administrator shtetasin Ervin Zeka, u ofroheshin pacientëve shërbime të ndryshme dentare si terapi, ortodoncë, kirurgji, ura porcelani, proteza, implante dhe riparime aparaturash, duke përdorur materiale dhe preparate dentare me afat të skaduar. Gjatë kontrollit nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme...
Burimi: Syri.net