Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Arrestimi i 12 anëtarëve të bandës shqiptare në Itali, kryebashkiaku i Pescarës: Goditje e rëndësishme e biznesit të drogës
👁9930
Kryebashkiaku i Pescarës, Carlo Masci ka reaguar në lidhje me operacionin e zhvilluar ditën e sotme ku u vendosën në pranga 12 persona pjesëtë një grupi kriminal shqiptar. Masci falenderoi policinë për këtë aksion të cilin e cilësoi të shkëlqyer. Ai shtoi se të dyshuarit janë pjesë e një grupi kriminal që synonte prodhimin, trafikimin dhe posedimin e paligjshëm të substancave narkotike. Kryebashkiaku theksoi se bandat kriminane kanë prekur banorët pasi prej vitesh vendi ka qenë epiqendra e paligjshmërisë serioze. Sipas tij operacioni i sotëm përfaqëson një goditje të rëndësishme për botën e biznesit të paligjshëm të lidhur me drogën që vazhdon të prekë disa...