“Armët vijnë nga Afrika, paketohen në Shqipëri…”/ Ahmetaj ngre dyshime: Investigoni, një furgon me raketa që u kap në Itali

“Armët vijnë nga Afrika, paketohen në Shqipëri…”/ Ahmetaj ngre dyshime: Investigoni, një furgon me raketa që u kap në Itali

foto ilsutrim:arben ahmetaj-foto e raketa te publikuara nga mediat italiane TIRANË- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të forta gjatë intervistës në “Çim Peka LIVE”, për një skemë e trafikut ndërkombëtar të armëve.  Lidhur me këtë, Ahmetaj ka kërkuar që të verifikohet edhe një rast të cilin ai e lidh me kapjen në Itali të një furgoni me raketa. Sipas tij, ky episod mund të çojë në të dhëna të tjera mbi një aktivitet të dyshuar të trafikut të armëve. “Shiheni pak rastin kur në Itali është kapur një furgon me raketa, shikojeni pak se mund të zbuloni gjëra interesante. Shiheni se nuk është pa gjë. Këtë informacion kam, e ndaj me shqiptarët. Mund të kenë lidhje. Disa raketa janë kapur në jug të Italisë”,...