Arbana Osmani e bindi Jul Dedën të largohet nga Top-i? Së shpejti në një projekt të përbashkët

Arbana Osmani e bindi Jul Dedën të largohet nga Top-i? Së shpejti në një projekt të përbashkët

Pas largimit nga Top Channel, Julian Deda ka zbuluar projektin e radhës, duke konfirmuar se së shpejti do të jetë pjesë e një prodhimi të ri kinematografik, ku do të bashkëpunojë edhe me Arbana Osmanin. Aktori ka treguar gjatë një interviste për RTSH se po përgatitet për një film të ri, i cili pritet të mbajë titullin “1 milion rrugë”. Projekti do të realizohet nën drejtimin e regjisorit Eduart Grishaj. Një nga risitë e këtij bashkëpunimi është përfshirja e Arbana Osmanit, e cila do të provojë për herë të parë rolin e producentes në një projekt kinematografik. Për Jul Dedën, ky angazhim vjen pas përfundimit të bashkëpunimit me Top Channel, ku ishte pjesë e emisionit investigativ “Fiks Fare”. Aktori duket se ka zgjedhur t’i përkushtohet...