Burimi:
Gijotina.com

Apartamenti në Shkozë përfshihet nga flakët, në rrezikbanorët, mes tyre edhe fëmijë
👁12115
Mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:45, një zjarr ra në katin e tretë të një pallati në zonën e Shkozës. Raportohet se nga ky incident pati vetëm dëme materiale, ndërsa për shuarjen e tij u angazhuan rreth 30 forca zjarrfikëse që ndihmuan edhe në evakuimin e banorëve të pallatit. Sakaq, autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit. “Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë bënë evakuimin e banorëve dhe sëbashku me grupin hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit”, njoftoi policia.