Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Apartamenti”, arrestohet noterja që përpiloi dy kontrata shitjesh për të njëjtën pronë
Policia e Tiranës ka arrestuar noteren 57-vjeçare M.D e cila ishte shpallur më herët në kërkim në kuadër të operacionit “Apartamentet”. Noterja 57-vjeçare akuzohet se ka përpiluar dy kontrata shitjeje për të njëjtin apartament, duke cenuar rëndë procesin ligjor dhe interesat e palëve të përfshira. Pas konsultimit me prokurorin e çështjes, ndaj saj nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, sipas nenit përkatës të Kodit Penal. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kapën shtetasen e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Apartamentet”, M. D., 57 vjeçe, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën si notere, ka përpiluar 2 kontrata shitjeje për të njëjtin apartament. Në përfundim të veprimeve procedurale, pas konsultimit me prokurorin, për 57-vjeçaren...