Anila Toto: Duke të dashur ty… veten kam harruar
Duke u marrë me ty harrova veten,E humba vetveten duke të dashur ty!Kështu më pe të rrëzuar e s’gjejearsyen: Përse ishim bashkë ne të dy?Do t’i harrosh dot mëngjeset e bardha?Kur ngriheshe ende nëpër errësirë,Në shtrat kërkoje i çmendur nga nataImazhin tim të ndiheshe më mirë.Mashtrohesha shkëlqimit që të jepte dritaSi hënë perëndoja duke të ëndërruar.Gjithçka përrreth meje më ngrinte pritaDuke të dashur ty,… Veten kam harruar. *Titulli i origjinalit: “Veten kam harruar” ObserverKult Lexo edhe: ANILA TOTO: ÇMENDURISHT TË KAM DASHUR!
Burimi:
kultplus.com