Ançeloti drejt largimit nga Reali, Brazil e pret

Ançeloti drejt largimit nga Reali, Brazil e pret

Karlo Ançeloti ITALI- Karlo Ançeloti ka qenë për disa muaj në fokusin e mediave për të ardhmen e tij te Real Madrid, duke i shmangur vazhdimisht pyetjet në lidhje me largimin e tij. Edhe pse është ende në garë për titullin e La Liga, pas disa humbjeve të thella në El Clásico dhe një sezoni zhgënjyes, e ardhmja e tij te Reali duket e vendosur. Trajneri italian është shprehur se do të flasë për të ardhmen pas përfundimit të sezonit, më 25 maj, duke lënë të kuptohet se mund të jetë largimi i tij nga klubi pas një periudhe të suksesshme. Pavarësisht rezultateve negative këtë sezon, ku humbi ndaj Barcelonës, Arsenalit dhe Valencias, Ançeloti ka shprehur gjithmonë mirënjohje për Realin e Madridit dhe lojtarët, duke...