Analiza: Si po e shfrytëzon Kina tërheqjen e Perëndimit për të zgjeruar praninë në Ballkan

Analiza: Si po e shfrytëzon Kina tërheqjen e Perëndimit për të zgjeruar praninë në Ballkan

FOTO ILUSTRUESE KINA-Kina po e forcon ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor përmes fuqisë ekonomike, projekteve infrastrukturore dhe gjithnjë e më shumë përmes ndikimit kulturor dhe mediatik, thuhet në një analizë të Qendrës së Forenzikës Digjitale (DFC) nga Podgorica, e publikuar më 3 qershor. Sipas analizës - projekt i financuar nga Ambasada amerikane në Podgoricë - Pekini po shfrytëzon tërheqjen e partnerëve perëndimorë për të rritur praninë e vet në rajon përmes investimeve në infrastrukturë, media dhe kulturë. Projektet infrastrukturore, sipas analizës, janë kanali kryesor për hyrjen kineze në rajon, shpesh të shoqëruara me procedura jotransparente dhe rrezik për korrupsion....
Burimi: Zeri.ai