Analiza para derbit, Partizani është më agresiv në nisje
Partizani dhe Tirana kanë profile të ndryshme sa i përket shpërndarjes së golave gjatë ndeshjeve. Të dhënat sipas intervaleve 10 dhe 15-minutëshe tregojnë se Partizani është më produktiv në pjesët e para të ndeshjeve, ndërsa Tirana ka një prirje të dukshme për të shënuar në minutat e fundit. Në ndarjen me 15-minutëshe, Partizani e ka pikën më të fortë në 0–15 minuta, periudhë në të cilën realizon 22% të golave të tij. Më pas vjen intervali 16–30’ me 19%, ndërsa në 31–45’ shifra zbret në 16%. Tirana, nga ana tjetër, e nis ndeshjen me një ritëm më të ulët. Në 0–15’ shënon 18% të golave, ndërsa në 16–30’ ka po të njëjtën përqindje. Por ndryshimi i madh vjen në fund të takimeve: 25% e golave...
Burimi:
gijotina.com