Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Analiza e The Times/ Marrëveshja e paqes e Trump është e tmerrshme, Ukraina duhet ta pranojë gjithsesi
👁3892
A po e kupton më në fund Donald Trump etjen e Vladimir Putinit për pushtim më shumë sesa për paqe? Një postim i tij në rrjetet sociale, pas takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, ku sugjeroi se Putini “nuk dëshiron ndoshta ta ndalë luftën” por “po më tërheq me vete dhe duhet trajtuar ndryshe”, i jep Kievit njëfarë shprese se mund të ketë ndryshim në marrëveshjen e propozuar më parë nga Trump, që ai e kishte cilësuar si “të gdhendur në gur”. Megjithatë, përvoja tregon se momente të tilla kthjellimi nga ana e Trump kanë qenë të rralla dhe jetëshkurtra....