Amerikanët në SPAK, ambasada e SHBA-së sqaron rikthimin e ekspertëve

Amerikanët në SPAK, ambasada e SHBA-së sqaron rikthimin e ekspertëve

Prej së enjtes së kaluar, të gjithë ekspertët e OPDAT, të vendosur pranë SPAK që nga krijimi i tij, janë rikthyer në detyrën e tyre, pasi u larguan kur Departamenti i Shtetit vendosi të pezullojë disa programe. Një zyrtar i ambasadës amerikane iu përgjigj interesimit të Televizionit Klan në lidhje me këtë çështje duke sqaruar se disa programe që konsiderohen thelbësore për interesat kombëtare të SHBA janë rikthyer, ndërkohë që ndihma e huaj amerikane është ende në proces rishikimi. Prej rikthimi, ekspertët e OPDAT kanë zhvilluar takime me prokurorët e posaçëm për t’u shpjeguar atyre vijimin e bashkëpunimit. ”Në përputhje...

Burimi: Kohajone.com