Ambasadorja zvicerane:Portali i ri, një hap drejt Shqipërisë digjitale dhe evropiane

Ambasadorja zvicerane:Portali i ri, një hap drejt Shqipërisë digjitale dhe evropiane

Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, vlerësoi krijimin e portalit të ri të legjislacionit elektronik, duke e konsideruar si një arritje të madhe për Kuvendin dhe për vendin në tërësi. Në një deklaratë gjatë ceremonisë zyrtare, ambasadorja theksoi rëndësinë e kësaj nisme në rrugën drejt qeverisjes së mirë dhe afrimit me Bashkimin Europian. “Jam e kënaqur që po festojmë së bashku këto arritje të mëdha. Ky portal i legjislacionit elektronik shënon kurorëzimin e mbështetjes sonë afatgjatë për Kuvendin nëpërmjet partnerëve në OSBE. Puna jonë e përbashkët ka arritur më shumë se një sukses teknik dhe ka hapur tashmë një kapitull të ri për ligjbërjen në Shqipëri,” u shpreh Huber. Diplomatja zvicerane theksoi se digjitalizimi nuk është vetëm një aspekt teknik, por një mjet real...