Ambasadorja e BE takohet me ministren Pirdeni: Rikonfirmojmë angazhimin e plotë të Brukselit për të mbështetur Shqipërinë
Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Sofia Moreira de Souza, ka takuar ministren për Reformën e Administratës Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni. Bashkimi Europian ka rikonfirmuar angazhimin për të mbështetur Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në BE, me fokus te objektivat përmbyllëse të Grupit 1, lufta kundër korrupsionit dhe reforma e administratës publike. Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social “X”, ku shkroi se diskutuan çështjet dhe mundësitë kryesore në funksion të objektivave përmbyllëse të Grupit 1. “Në rolin e saj si Zëvendës Kryenegociatore, diskutuam çështjet dhe mundësitë kryesore në funksion të objektivave përmbyllëse të Grupit 1, dhe pata mundësinë të rikonfirmoja angazhimin e plotë të BE-së për të mbështetur Shqipërinë. Rruga e anëtarësimit të Shqipërisë në BE është e lidhur ngushtë...
Burimi:
javanews.al