Ambasadorja e BE në Tiranë: Shqipëria të çojë deri në fund reformat, Kuvendi ka një rol kyç

Ambasadorja e BE në Tiranë: Shqipëria të çojë deri në fund reformat, Kuvendi ka një rol kyç

Sofia Moreira de Sousa TIRANË-Ambasadorja e BE në Tiranë, Sofia Moreira se la Sousa gjatë fjalës së saj në Konferencën Ndërparlamentare, ka theksuar se Shqipëria duhet të çojë përpara reformat që ka nisur për të vijuar procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Sousa kërkoi që gjithë shoqëria shqiptare të përfshihet në diskutime, që ndihmojnë në procesin e integrimit. Amabasadorja u shpreh se Eurpoa është e interesuar që Shqipëria të ketë institucione demokratike dhe Kuvendi ka rolin kryesor. Sofia Moreira de Sousa: E ardhmja europiane e Shqipëisë po bëhet gjithmonë e më shumë e prekshme. Reforma në drejtësi është një reformë që ka ndihmuar në forcimin e drejtësisë, Shqipëria ka ecur në kuadrin ligjor për të drejtat e njeriut, mbrojtjen ndaj dhunës me bazë gjinore, mbrojtjen e të...