Ambasada e SHBA pret deputetët e rinj të Kuvendit, Mundësia&PD lënë mënjanë hatërmbetjet përballë amerikanëve

Ambasada e SHBA pret deputetët e rinj të Kuvendit, Mundësia&PD lënë mënjanë hatërmbetjet përballë amerikanëve

Foto nga takimi TIRANË- Ndërsa në shtator pritet të nisë sesioni i legjislaturës së re parlamentare, Ambasada Amerikanë në Tiranë ka hapur sot dyert për deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë, të dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Përmes një postimi në rrjete sociale, Ambasada ka ndarë pamje nga takim teksa njofton se përfaqësues të saj janë takuar me anëtarët e sapozgjedhur të Kuvendit. Siç sqaron Ambasada, këto takime kishin për qëllim të kuptonin më mirë shqetësimet dhe prioritetet e komuniteteve që secili deputet përfaqëson. "Së fundmi, personeli i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara u takua me anëtarë të sapozgjedhur të Kuvendit për të kuptuar shqetësimet e komuniteteve të tyre dhe përparësitë në prag të fillimit të mandatit. Ne presim me kënaqësi të punojmë me...