Ambasada amerikane shpërndan mesazhin e Rubios: Duam të parandalojmë emigracionin masiv

Ambasada amerikane shpërndan mesazhin e Rubios: Duam të parandalojmë emigracionin masiv

Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar mesazhin e sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio. Ai ka shprehur shqetësimin për pasojat negative të emigracionit masiv, duke theksuar se ky fenomen mund të shërbejë si shtysë për trafikimin e qenieve njerëzore. “Ne duam të parandalojmë emigrimin masiv sepse ai i jep shtysë trafikimit të qenieve njerëzore. Në shumë raste, emigrimi masiv është trafikim i qenieve njerëzore. Nuk ka asgjë humanitare, asgjë të dhembshur në emigrimin masiv. Të vetmit njerëz që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët.”, thotë Rubio.
Burimi: Sot.com.al