Burimi:
Kohajone.com

Ambasada Amerikane: Mos i beso askujt që premton të të ndihmojë të marrësh një vizë amerikane në këmbim të parave
👁8739
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, përmes një postimi të bërë në faqen e saj zyrtare në Facebook, u bëri thirrje sot të gjithë qytetarëve që duan të aplikojnë për vizë për të udhëtuar drejt SHBA, të shmangin mashtrimet për plotësimin e aplikimit. “Mos i beso askujt që premton të të ndihmojë të marrësh një vizë amerikane në këmbim të parave. Agjencitë e vizave kanë si qëllim kryesor të fitojnë para, jo të të japin këshilla të mira”, thuhet në një njoftim në rrjetet sociale të Ambasadës. Ambasada informoi se nëse ata e plotësojnë aplikimin e qytetarit...