Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ambasada amerikane apel qytetarëve: Përdorimi i vizës turistike për të lindur fëmijën në SHBA mund të çojë në refuzimin e saj
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim të qartë përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se përdorimi i vizës turistike me qëllim për të udhëtuar drejt SHBA-ve për të lindur fëmijë dhe për të siguruar shtetësinë amerikane për ta, është i ndaluar. “Përdorimi i vizës turistike për të udhëtuar kryesisht me qëllimin për të lindur në Shtetet e Bashkuara dhe për të siguruar shtetësinë për fëmijën tuaj nuk lejohet dhe mund të çojë në refuzimin e vizës”, thuhet në deklaratën e ambasadës. Ambasada u bën thirrje qytetarëve shqiptarë të jenë të sinqertë në qëllimin...