“Amantia, qyteti që u themelua nga Abantët që u larguan nga Troja”

“Amantia, qyteti që u themelua nga Abantët që u larguan nga Troja”

E ndodhur vetëm 35 km larg nga qyteti i Vlorës në Amantia mund të shkosh për 45 minuta pas një udhëtimi me makinë. Pasi i drejtohesh lindjes dhe përshkon një sërë vargjesh kodrinorë përpara të del një kodër e lartë. Pikërisht pranë fshatit të sotëm Ploç, të rrethit të Vlorës në krahun e djathtë të lumit Shushica gjenden rrënojat e qytetit antik të Amantias, një nga qendrat arkeologjike të Shqipërisë. Qysh nga viti 2005 ajo funksionon si Park Kombëtar i hapur për turistët vendas dhe të huaj. Ndërkohë që stadiumi ku dikur zhvilloheshin garat sportive hesht duke pritur së bashku me objektet e tjera rrënoja kazmat e arkeologëve që kanë vite që nuk kanë trokitur aty. Emri i këtij qyteti ka qenë shumë i lakuar...