Amaneti i deputetit shkodran që e pushkatuan: Më varrosni pranë vajzës, me…

Amaneti i deputetit shkodran që e pushkatuan: Më varrosni pranë vajzës, me…

Riza Dani pat lindur në Shkodër në një familje patriotike. Mbasi mbaroi shkollën “Ruzhdien” në qytet, vazhdoi studimet në Universitetin e Stambollit. Ra shpejt në kontakt me mjediset patriotike shqiptare dhe që në rini iu përkushtua lëvizjes kombëtare, përkrah të vëllait Dan Hasani. Njihte 4 gjuhë, gjermanisht, turqisht, italisht e sllavisht dhe në vitet 1908-1912 ishte pjesëtar i “Klubit Gjuha Shqiptare” me miqtë e familjes Atë Gjergj Fishta, Gurakuqi e Dom Ndre Mjeda. Ishte nismëtar i grupit të ngritjes së flamurit në Shkodër në fillimet e vitit 1913 dhe drejtonte gazetën politiko-shoqërore “Shkodra”. Me nacionalistë e atdhetarë krijoi organizatën politiko-nacionaliste “Krahu Kombëtar”, që luajti rol të madh për lëvizjet kombëtare në vend, për stabilizimin e shtetit të ri shqiptar deri në 1924-ën. Me krijimin e...