Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Altin Dumani voton në Tiranë, flet shkurt për gazetarët: Komunikim pas procesit zgjedhor
👁4847
Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, ka ushtruar paraditen e sotme të drejtën e votës, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Pas votimit, Dumani u pyet nga gazetarët nëse SPAK ka një strategji për hetimet që lidhen me procesin zgjedhor. Në një përgjigje të shkurtër, ai deklaroi:“Do kemi komunikim pas zgjedhjeve.” Dumani nuk dha detaje të tjera, por deklarata e tij nënkupton se SPAK do të bëjë publike qëndrimin dhe veprimet e tij vetëm pas përfundimit të procesit zgjedhor.