Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Alimehmeti paralajmëron për rreziqet shëndetësore të verës: Kujdes me ujin, ushqimin dhe infeksionet!
Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti ka ngritur alarmin për rreziqet shëndetësore që shoqërojnë sezonin e verës. Ai theksoi se përveç motit të ngrohtë dhe lëvizshmërisë së lartë të popullsisë, infeksionet bakteriale e virale gjejnë terren të favorshëm për t’u përhapur. “Vera sjell kontakte më të shpeshta mes njerëzve dhe ekspozim të shtuar ndaj ambienteve të hapura, insekteve, ushqimeve të konservuara keq dhe ujit të ndotur. Të gjitha këto rrisin rrezikun për sëmundje infektive,” u shpreh Alimehmeti. Ai veçoi ujin e ndotur si një nga burimet më të zakonshme të infeksioneve gastrointestinale dhe të lëkurës. “Duhet të kemi kujdes me ujin sipërfaqësor,...