Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ali Khamenei reagon pas sulmeve amerikane: Armiku ka bërë një krim të madh, duhet të ndëshkohet
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei ka reaguar pas sulmeve amerikane. Ajatollah Ali Khamenei ka bërë deklaratën e tij të parë që kur Amerika bombardoi tre objekte bërthamore në Iran, shkruan Skynews. Ai tha se “ndëshkimi vazhdon” kundër Izraelit, me sulme të reja me raketa që ndodhën gjatë natës. Udhëheqësi suprem tha: “armiku sionist ka bërë një gabim të rëndë, ka kryer një krim të madh; duhet të ndëshkohet dhe po ndëshkohet; po ndëshkohet tani.” Ndryshe, Izraeli së fundmi nisi sulme të reja ajrore duke synuar infrastrukturën ushtarake në qytetin Kermanshah të Iranit perëndimor, kanë njoftuar Forcat e Mbrojtjes së...