Ali Ahmeti: Përmes Gjykatës Speciale, Serbia po përpiqet të përmbysë arritjet e Kosovës

Ali Ahmeti: Përmes Gjykatës Speciale, Serbia po përpiqet të përmbysë arritjet e Kosovës

Në protestën e sotme, 7 gusht, që po mbahet në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale ka marrë pjesë edhe njëri nga ish-themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Ahmeti. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut, Ahmeti, u shpreh se sot kanë dalë në shesh për të kërkuar liri për çlirimtarët që po trajtohen padrejtësisht nga Gjykata Speciale. Mes të tjerash gjatë fjalës së tij, Ahmeti u shpreh se Serbia po përpiqet që përmes Speciales ta përmbysë çdo të arritur në Kosovë.  “Gjatë luftërave, e pas tyre, e deri më sot, e si duket, për fat të keq, asnjëherë Serbia dhe zyrtarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë pajtuar me të drejtat e shqiptarëve. Prandaj, Serbia, me përkrahësit e saj, ka bërë dhe po...