Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Ali Agjah Beu, firmëtari i pavarësisë, që shkriu pasurinë e tij për arsimin shqiptar
Testamenti që “trazoi” një shtet të tërë Dokumentet e mëposhtme vërtetojnë se si Ali Agjah Bej Elbasani (firmëtari i pavarësisë) të gjithë pasurinë e tij e vuri në dispozicion të arsimit shqiptar. Agjahu e përpiloi testamentin përpara një noteri në Romë në vitin 1918 por Shqipëria nuk kishte ligj për njohjen e dokumentit ndaj 4 vite me vonë Këshilli i Ministrave vendosi hartimin e një ligji të posatshëm për njohjen e testamentit me qëllim për ta çuar në fund dëshirën e testatorit që paratë do i dhuronte për përparimin e arsimit kombëtar. Ali Agjahu dhuroi të gjithë pasurinë e tij të patundshme dhe monetare, shtëpinë e tij të banimit në Elbasan, dyqanet, hanet në qendër të Tiranës për zhvillimin e arsimit në Shqipëri. Testamenti i...