Aleanca e re franko-gjermane, Merz në Paris: Të mbrojmë BE-në dhe të mbështesim Ukrainën

Aleanca e re franko-gjermane, Merz në Paris: Të mbrojmë BE-në dhe të mbështesim Ukrainën

Kancelari i ri gjerman, Friedrich Merz, e nisi mandatin e tij me rikthimin e aleancës franko-gjermane. Vizita e tij e parë ishte në Elize, ku u prit nga presidenti francez, Emmanuel Macron. Vizita e parë ndërkombëtare në Paris është një shprehje e qartë e dëshirës për të rigjallëruar aleancën, e cila ishte dobësuar vitet e fundit. Pas takimit, presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi krijimin e një “Këshilli franko-gjerman për Mbrojtje dhe Siguri”. “Ne do të krijojmë një këshill mbrojtjeje dhe sigurie franko-gjerman që do të takohet rregullisht për të sjellë përgjigje operacionale ndaj sfidave tona të përbashkëta strategjike”, tha Macron....
Burimi: Top-Channel.tv