Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 4 vatra ende aktive! Flakët përfshijnë Dajtin, Bulqizën dhe Matin

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 4 vatra ende aktive! Flakët përfshijnë Dajtin, Bulqizën dhe Matin

Sipas informacionit operacional të përditësuar më 2 shtator 2026, ora 20:00, në territorin e vendit janë raportuar 20 vatra zjarri. Prej tyre, 4 mbeten aktive, 3 janë nën mbikëqyrje, ndërsa 3 janë shuar plotësisht. Për përballimin e situatës janë angazhuar gjithsej 183 forca operacionale dhe 21 automjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 80 forca ushtarake dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore. Vatrat kryesore aktive janë në Dajt–Qafë Priskë, ku situata vijon të jetë problematike, por pa rrezik për zonat e banuara; në Vajkal të Bulqizës, ku zjarri ka përshkuar mbi 13 hektarë dhe po punohet me një angazhim të konsiderueshëm forcash; në Lundre të Matit, ku janë përshkuar dhe djegur rreth 90–100 hektarë pyll dhe operacioni është mbështetur edhe nga një helikopter i Forcës Ajrore; si...