Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Alarm tek ‘Ura e Daullasit’/ Zjarrvënie e qëllimshme nga banorët, flakët dalin jashtë kontrollit
Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në vendin e quajtur “Ura e Daullasit” në Fier. Zjarri u vendos nga banorët e zonës për të djegur hamulloret, por u doli jashtë kontrollit duke shkaktuar panik. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve (të favorizuar nga era) – të cilat ndodhen pranë shtyllave të energjisë elektrike. Për të shmangur rrezikun është bërë edhe stakimi i energjisë.