Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Alarm në SHBA, 55-vjeçari ndihmohet nga inteligjenca artificiale për të prodhuar bomba
Prokurorët federalë kanë ngritur padi ndaj 55-vjeçarit Michael Gann nga Long Island, Nju Jork, për prodhimin e shtatë bombave në shtëpi. Ai pretendon se inteligjenca artificiale e ndihmoi gjatë gjithë procesit dhe e përshkroi krijimin si më të lehtë sesa blerja e barutit, raporton NBC, përcjell KosovaPress. Sipas zyrtarëve, Gann transportoi bombat në Nju Jork dhe ruajti pesë prej tyre, së bashku me katër gëzhoja pushke, në çatinë e një ndërtese në lagjen luksoze Soho të Manhattanit. Plani i tij ishte të kombinonte municionin me një ose më shumë pajisje shpërthyese të improvizuara. Dyshimi u nxit më tej nga postimet e...