Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve
Një vatër e re zjarri është shfaqur mbrëmjen e së dielës në masivin pyjor të Tërbunit në Pukë, vetëm pak ditë pasi zona u përfshi nga një zjarr i përmasave të mëdha, që dogji rreth 3 mijë hektarë sipërfaqe. Flakët janë konstatuar në një tjetër pjesë të masivit pyjor, ndërsa situata paraqet shqetësim për shkak të terrenit të vështirë dhe bimësisë së dendur, që favorizon përhapjen e zjarrit. Nga të dhënat paraprake, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar qëllimisht. Autoritetet pritet të kryejnë verifikimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e rënies së flakëve. Në zonë janë nisur forcat zjarrfikëse për ndërhyrjen dhe izolimin e vatrës, ndërsa situata po monitorohet për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Vatra e re merr rëndësi edhe për shkak...
Burimi:
javanews.al