Alarm në Peqin/ Zjarri përhapet, as ndërhyrja nga ajri nuk e merr situatën nën kontroll
Situata vijon të jetë e vështirë për shkak të zjarrit që ka përfshirë zona pranë disa fshatrave të Peqinit. Pavarësisht ndërhyrjes nga ajri dhe angazhimit të forcave në terren, flakët vijojnë të përhapen në sipërfaqe të konsiderueshme me pemtari. Era e fortë po favorizon përhapjen e zjarrit dhe po e vështirëson ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Në operacion janë angazhuar edhe punonjës të emergjencave civile dhe banorë të zonës. Zjarri është përhapur në një zonë malore, ku terreni i vështirë nuk lejon aksesin e mjeteve zjarrfikëse. Për këtë arsye, ndërhyrja po kryhet edhe me pompa krahu dhe mjete të tjera të përshtatura për kushtet e terrenit. Forcat në terren vijojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Burimi:
ntv.al