Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Alarm në Kosovë: Produktet serbe po dominojnë tregun, rrezikohen prodhimet vendore
Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, importet nga Serbia janë dyfishuar, duke arritur në 110.53 milionë euro, krahasuar me vetëm 50.64 milionë euro në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Rritja prej mbi 118%, ka shkaktuar shqetësime të thella te organizatat ekonomike dhe bizneset vendore. Aleanca Kosovare e Bizneseve ka ngritur alarmin, duke theksuar se situata aktuale nuk është vetëm një çështje ekonomike, por një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj prodhimit vendor dhe identitetit ekonomik të Kosovës.“Ky zhvillim është rezultat i heqjes së masave kufizuese ndaj mallrave serbe, vendim i marrë nga Qeveria e Kosovës pa as një kushte...