Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e Xhuana Nikollit, gjykata lë në burg ish-bashkëshortin e saj, Eraldo Fizi
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Eraldo Fizin, ish-bashkëshortin e Xhuana Nikollit, e cila humbi jetën në mars të këtij viti pasi konsumoi fostoksinë. Fizi u arrestua më 30 shtator, pasi ishte shpallur në kërkim që prej muajit mars. Ai dyshohet nga autoritetet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes dhe se veprimet e tij kanë ndikuar në ngjarjen që çoi në vetëvrasjen e 25-vjeçares. Xhuana Nikolli dhe Eraldo Fizi ishin martuar në qershor të vitit 2025, por martesa zgjati rreth tre muaj. Pas ndarjes, 25-vjeçarja u largua nga Lezha dhe u vendos në Tiranë, ku jetonte me motrat dhe më pas në një banesë me qira. Më 9 mars 2026, një ditë përpara vdekjes së saj, Xhuana dyshohet se...
Burimi:
gijotina.com