Burimi:
Syri.net

Akuzohej për korrupsion të rëndë, SHBA-të i heqin ‘non grata-n’ zyrtarit të lartë hungarez, bashkëpunëtorit të Orban
👁9989
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hequr sanksionet ndaj një ndihmësi të ngushtë të kryeministrit hungarez, Viktor Orban. Njoftimi u bë nga Departamenti i Shtetit, duke shtuar se masat ndëshkuese nuk ishin në përputhje me interesat e politikës së jashtme të SHBA-së. Sekretari i Shtetit, Marco Rubio mësohet se foli të martën me homologun e tij hungarez, ministrin e Jashtëm Peter Szijjarto, dhe e informoi për vendimin, tha në një deklaratë zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Tammy Bruce. “Sekretari informoi ministrin e Jashtëm Szijjarto për largimin e zyrtarit të lartë hungarez Antal Rogán nga Lista e Shtetasve të Përcaktuar Posaçërisht dhe...