Akuzat për korrupsion/ Petrit Vasili ironizon Ramën: Do të thajë oqeanin duke e thithur
Ish-deputeti Petrit Vasili ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar nismën “Besa” dhe “Pasqyra” si një “deklaratë të falimentimit politik” të qeverisë pas 14 vitesh në pushtet. Vasili deklaroi se përpjekjet për të kufizuar denoncimet dhe zërat kritikë tregojnë, sipas tij, një pushtet që nuk ka më çfarë t’u ofrojë shqiptarëve. “Me atë pipën që pinë kalamajtë lëngun e frutave, ky do që të thajë oqeanin”, u shpreh Vasili, duke argumentuar se mbyllja e një platforme apo adrese nuk mund të ndalë qytetarët, mediat dhe opozitën të denoncojnë qeverinë. Sipas tij, problemi është më i thellë: pas kaq vitesh në pushtet, qeveria po u kërkon qytetarëve të drejtohen te strukturat politike për zgjidhjen e problemeve, në vend që të funksionojnë institucionet shtetërore. “Shqiptarët...
Burimi:
ntv.al