Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Akuza të rreme për vrasje në Serbi? Kosova në këmbë për lirimin e ish-efektivit Spahiu
👁9780
Arrestimi nga autoritetet serbe dhe ngritja e akuzës për vrasje të rëndë në Banjskë të Zveçanit, ndaj ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, ka vënë në lëvizje të gjithë aparatin shtetëror në Kosovë, teksa autoritetet thonë se po bëjnë çdo përpjekje për lirimin e tij. Spahiu u arrestua më 7 qershor nga autoritetet serbe në pikën kufitare mes Hungarisë dhe Serbisë, teksa po kthehej me autobus nga Austria në Kosovë së bashku me familjen e tij. Gjykata e Lartë në Suboticë urdhëroi një muaj paraburgim për Spahiun me pretendimin se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë”...